Duka: Jemi në të njëjtin nivel me Çekinë

1 year ago 17
Reklamë
19:57 06/09/2023

“Nuk jemi rastësisht të dytët në grup”

Ndeshjet e radhës për Kombëtaren janë tepër të rëndësishme duke nisur nga ajo me Çekinë. Këtë thotë presidenti i FSHF-së, Armand Duka në një intervistë për TV Klan ku vlerëson kundërshtarin, por natyrisht Kuqezinjtë i vendos në të njëjtin nivel me çekët.

“Tashmë që kemi bërë 6 pikë dhe jemi të dytët në grup pesha e këtyre ndeshjeve bëhet akoma më e madhe për të shkuar drejt objektivit tonë Euro 2024. Është kryesues i grupit fizikisht i fortë, në shtëpi akoma më shumë, por gjithsesi edhe ekipi jonë është në të njëjtin nivel edhe ekipi jonë, por mendoj se rezultati është i hapur”.

Duka thotë se është e vështirë të bësh llogari se si mund të arrihet kualifikimi, por për të Shqipëria nuk është rastësisht e dyta në grup.

“Është e vështirë të bësh llogari. Duhet të fitosh gjithmonë për të qenë më i sigurtë. Do të jetë e rëndësishme që futbollistët të jenë të qetë dhe të japin atë që kanë mund të arrijmë diçka. Nuk jemi rastësisht të dytët”.

Ndeshja me Çekinë mbyll xhiron e parë të takimeve kualifikuese të Euro 2024, ndërsa të dielën do të jetë përballja e kthimit me Poloninë në Tiranë që në Varshavë fitoi 1 – 0.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article