Duka: Me Çekinë do kërkojmë të paktën barazimin

1 year ago 107
Reklamë
16:06 10/07/2023

“Skema e re e Superligës, për të rritur nivelin e garës”

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit pret minimalisht një barazim në ndeshjen ndaj Çekisë që do të luhet në Shtator. Armand Duka kërkon nga kombëtarja të sfidojë kryesuesen e grupit të Europianit 2024.

“Besoj se Shtatori do të japë 80% të pamjes se si do të jetë klasifikimi për të qenë pjesë e ‘EURO 2024’. Le të shohim Çekinë, një ndeshje shumë e rëndësishme. Ne duhet të shkojmë aty për t’i sfiduar ata në Çeki. Për të bërë një rezultat pozitiv, për të fituar apo barazuar ndeshjen. Nëse nuk bëjmë rezultat pozitiv në këto dy ndeshje, atëherë do të jetë e vështirë rruga jonë për në Europian”, tha Duka.

Duka shpjegon arsyet e propozimeve për ndryshimin e skemës së Superligës.

“Të ofrojmë më shumë ndeshje të nivelit kompetitiv garës së lartë si derbi dhe do ta diskutojmë edhe me klubet nëse mund të kemi një gjë të tillë, me 10 skuadra, por në një mënyrë ndryshe që t’i ofrojmë sa më shumë garë dhe kompeticion spektatorëve dhe tifozëve dhe të kemi më shumë kompeticion për futbollin shqiptar”.

Një problem është edhe e drejta TV e transmetimit. Kreu i federatës tregon se stafi ka përgatitur mënyrën se si do t’i ofrohet tregut, diferencimin e paketave të ndryshme, të drejtën e transmetimit vetëm të golave, të drejtën e transmetimit ekskluziv apo jo ekskluziv.

“Të gjitha këto bëhen për të arritur në një pritshmëri financiare që ne kemi, ose në shifrën që ne kemi objektivat apo kishim vitin e kaluar për klubet. Nëse tregu nuk do të ofrojë këtë, padyshim kemi edhe një plan të dytë. Ka një ndryshim, kemi ndryshuar prodhuesin teknik të ndeshjeve, për të pasur një produkt sa më të mirë, sa më të kënaqshëm për spektatorët në ekran”.

Një ditë para nisjes së garave europiane për klubet e Superligës, duka shpreson se ekipet shqiptare të kalojnë sa më shumë ture.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article