Duka: Në përfundim të marrëveshje për të realizuar miqësore kundër Kilit më 21 Mars

7 months ago 9
Reklamë
19:47 08/02/2024

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka thënë se më datë 21 Mars është bërë pothuajse gjithçka gati për të organizuar ndeshje kundër Kilit në Bolonja të Italisë edhe pse akoma nuk është ka një marrëveshje të firmosur.

Alban Xhihani: Në datën 25 luajmë përballë Suedisë që luan në Ligën C, një ligë më poshtë, por a jeni duke diskutuar për ndonjë miqësore tjetër për të shfrtyëzuar datat e lira të UEFA-s në muajin Mars? A kemi ndonjë emër tjetër kundërshtari nëse mund të thuhet?

Armand Duka: Nuk kemi firmosur zyrtarisht një marrëveshje, por jemi pothuajse në përfundim të saj për të realizuar një miqësore kundër Kilit në Bolonja, Italia me datë 21 Mars dhe nga Bolonja të udhëtojmë në Stokholm kundër Suedisë. Të dyja janë skuadra shumë të forta.

Alban Xhihani: Pra, një lajm ekskluziv për Tv Klan, përballë Kilit, mund ta themi tani edhe pse mungon ajo firma?

Armand Duka: Për të qenë korrekt, ne akoma nuk kemi firmosur një marrëveshje, por jemi pothuajse për ta organizuar këtë ndeshje në datë 21 Mars.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article