Dukagjini shënon fitore të thellë në udhëtim te Fushë Kosova

10 months ago 21

Dukagjini është rikthyer te fitoret në kampionat, pasi ka mposhtur Fushë Kosovën në udhëtim me rezultat 0-3.

Ka qenë një ndeshje e dominuar nga skuadra mysafire nga fillimi e deri në fund të saj.

Gjithsesi goli i parë në këtë takim u shënua në minutën e 17-të, kur Blerind Morina asistoi te Redon Syla i cili kaloi mysafirët në epërsi 0-1.

Me epërsinë minimale të klinasve u mbyllen 45 minutat e para të kësaj ndeshje.

Edhe pjesa e dytë nisi për mrekulli për mysafirët, kur në minutën e 50-të mesfushori Bujar Shabani realizoi për ta ngritur epërsinë në 0-2.

Krejt në fund të ndeshjes, ishte kapiteni Altin Mërlaku që realizoi për rezultatin përfundimtar 0-3.

Me këtë fitore Dukagjini ngritët në pozitën e gjashtë në tabelë me 20 pikë, derisa Fushë Kosova mbetet e parafundit me 10 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme Fushë Kosova luan në udhëtim te Ballkani, derisa Dukagjini pret Prishtinën. /Telegrafi/

Read Entire Article