Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme z. Altin Dumani, po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare në Luftën kundër Drogave, e cila po zhvillohet në Athinë, Greqi nga datat 24-26 Shtator 2024. Gjatë këtij aktiviteti z. Altin Dumani zhvilloi një takim shumë konstruktiv me Administratoren e DEA-s, zj. Anne Milgram.
Gjatë këtij takimi zj. Milgram vlerësoi rezultatet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, me fokus të veçantë në trafikimin e narkotikëve. Të dy drejtuesit riafirmuan bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy agjencive dhe u angazhuan për forcimin e tij, i cili do të kulmojë me hapjen e përfaqësisë së DEA-s në Tiranë.
Ky bashkëpunim është jetik për adresimin e suksesshëm të sfidave globale që lidhen me drogën dhe krimin e organizuar.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb