Duplantis, rekord në kërcim me shkop

1 year ago 17
Reklamë
13:53 18/09/2023

Rezultati i suedezit ishte 6 metra e 23 centimetra

Armand Duplantis vazhdon të thyejë rekordet e veta duke e çuar në 6 metra e 23 centimetra rezultatin e ri në kërcim me shkop. Kjo paraqitje e Duplantis u realizua në etapën e fundit të Diamond League në Oregon.

Rezultati u përmirësua 2 centimetra për stadiumet e hapur dhe 1 centimtër në krahasim me ata të mbyllur. Armand Duplantis fitoi edhe Diamond League për këtë vit.

23-vjeçari suedez nuk po pushon së befasuari me rezultatet e tij, pasi e ka përmirësuar me 6 centimetra rekordin botëror qëkur ai e theu për herë të parë. Armand Duplantis është edhe kampion bote, olimpik dhe europian në fuqi.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article