Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka publikuar pamjet ku duket se si dy të rinj hedhin nga kati i pestë i një pallati në Durrës, disa mobilie.
Ministri ka njoftuar se policia ka reaguar pas kallëzimit të banorëve të lagjes, ndërsa dy personat u vunë para përgjegjësisë penale.
Reagimi:
Ndiqeni këtë video ndërsa dy persona hedhin mobiljet e vjetra dhe mbetjet nga ballkoni. TURP❗️
Policia e Shtetit📍Durrës ka reaguar menjëherë ndaj shqetësimit të banorëve të lagjes nr.17 në këtë qytet. Banorët kallëzuan dy persona për ndotje të mjedisit dhe prishje të qetësisë publike, ndërsa hidhnin mobilje e mbetje të cilët u vendosën përpara përgjegjësisë penale. Duhet një koordinim edhe më i mirë mes të gjithë agjencive ligjzbatuese për mbrojtjen e territorit dhe mjedisit nga shkelësit.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb