Dy dënime me burg deri në tetë vite për trafikim droge dhe dhunë – Quincy Promes arrestohet në Dubai

7 months ago 4

Sulmuesi holandez i Spartak Moskës, Quincy Promes është arrestuar të enjten në mbrëmje në Dubai.

Ai është i dënua me 6 vite burg për trafikim droge, ndërsa ka edhe një dënim me një vit e gjysmë për therjen me thikë të një kushëriri të tij.

32-vjeçari, autor i 50 ndeshjeve dhe 7 golave me kombëtaren holandeze, u akuzua nga prokuroria e Amsterdamit për përfshirjen në trafikimin e më shumë se një ton kokaine nga porti belg i Antwerpit.

Promes, për të cilin ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, ishte në fazë përgatitore me Spartakun në qytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Gjatë momentit të rikthimit bashkë me shokët e skuadrës në Moskë atij iu vunë prangat në aeroportin e Dubait.

Aktualisht lojtari është ende duke u mbajtur nën arrest në Emirate dhe nëse lirohet ai do të mund të shmangë burgun.

Rikthimi në Rusi do të ishte shpëtim për të, pasi vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk kanë marrëveshje ekstradimi me Rusinë. /Telegrafi/

Read Entire Article