Dy klube angleze rivalizojnë Barcelonën për shërbimet e Nico Williams

1 year ago 77
Reklamë

Athletic Club mund të ballafaqohet me një betejë të vështirë për të mbajtur në radhët e veta Nico Williams përtej vitit 2024.

Trajneri i baskëve, Ernesto Valverde, ka konfirmuar se klubi i tij është në dijeni të rritjes së interesimit nga klubet tjera për Williams, i cili është njëri ndër lojtarët më të vlerësuar në kampionatin spanjoll.

Barcelona raportohet se janë duke u bërë gati për të synuar transferimin e tij si lojtar i lirë veren e ardhshme, me 21-vjeçarin që është një ndër objektivat kryesor për kampin katalanas.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Williams është duke tërhequr interesim nga dy klube të Ligës Premier, ku njëra ndër to është Liverpooli.

Manchester United janë gjithashtu në garë për nënshkrimin e Williams, teksa “Djajtë e Kuq” po vlerësojnë disa opsione për të zëvendësuar Jadon Sancho dhe Antony në “Old Trafford”.

Sancho është lidhur me një kalim tek Barcelona, pasi u suspendua nga ekipi i United për shkak të rregullave strikte sa i përket disiplinës të vendosura nga Erik Ten Hag, ndërkohë edhe Antony momentalisht nuk po stërvitet me pjesën tjetër të ekipit për shkak të hetimeve që janë duke u bërë mbi të për akuzën e ngacmimit seksual./Telegrafi/

Read Entire Article