Dy shqiptarë mes më të mirëve në Kroaci

1 year ago 36
Reklamë
17:10 18/09/2023

Tuci dhe Mersinaj përfshihen në formacionin e javës

Dy futbollistë shqiptarë u përfshinë në formacionin ideal të javës së tetë në kampionatin kroat. Indrit Tuci dhe Jon Mersinaj të dy pjesë e Lokomotiva Zagreb u vlerësuan për paraqitjen në fitoren 1 – 0 me Rudes.

Sulmuesi Tuci realizoi golin e vetëm të takimit nga goditja e dënimit. 23-vjeçari krijoi vazhdimisht rrezik në portën e kundërshtarit me raste e paraqitura.

Mersinaj i dha siguri mbrojtjes me ndërhyrjet e sakta. Indrit Tuci u vlerësua më notën 8.3, ndër më të lartat, ndërsa Jon Mersinaj me 7.8.

Të dy kanë qenë pjesë e Kombëtares Shpresa, ndërsa Mersinaj është aktivizuar edhe në miqësore me Kombëtaren A.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article