Policia e Perugias ka arrestuar dy burra me kombësi shqiptare, 33 dhe 69 vjeç, të akuzuar për dhunë të rëndë seksuale ndaj një 19-vjeçareje.
Konkretisht, viktima, në fund të një mbrëmjeje në një ambient publik në periferi të qytetit, teksa kërkonte një taksi për në shtëpi, u përball me 69-vjeçarin i cili i ofroi të kontaktonte një taksi. Burri, megjithatë, me arsyetimin se nuk kishte celularin me vete, e bindi të renë që ta ndiqte në shtëpinë e tij, pak metra larg lokalit.
Me të hyrë në banesë, vajza ka vënë re praninë e tre personave, mes të cilëve edhe 33-vjeçari i lartpërmendur, i cili së bashku me bashkëpunëtorin e tij kanë abuzuar seksualisht me vajzën..
Viktima, e cila deklaroi se ishte detyruar të përdorte edhe lëndë narkotike si kokainë, më pas shkoi në spitalin lokal të Perugias.
Pas denoncimit të viktimës autoritetet kanë ushtruar kontroll në shtëpinë ku dyshohet se ka ndodhur ngjarja, ku u sekuestruan lëndë narkotike kokainë dhe kanabis.
Kërkimi u shtri edhe në një banesë tjetër, e përdorur nga një tjetër shtetas shqiptar,24 vjeç, ku u zbuluan një sasi kokaine, rreth 20 mijë euro dhe një pistoletë Beretta.
Ky i fundit u arrestua për veprën penale të posedimit me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.
Sakaq, të tre shqiptarët janë shoqëruar nga policia e Perugias dhe janë vendosur në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb