Dy tërmete – me magnitudë 5.2 dhe 4.7 ballë – godasin Malatya të Turqisë, mediat sjellin detajet

10 months ago 12

Sipas deklaratës së Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një tërmet me magnitudë 5.2 ka ndodhur në rrethin Battalgazi të Malatya në orën 17:46, sipas kohës lokale, të enjten.

Dhe sipas mediave turke, përcjell Telegrafi, tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 6.99 kilometrash.

Ndërkohë thuhet se pas tërmetit, ka ndodhur një tjetër tërmet me magnitudë 4.7 ballë, epiqendra e të cilit ka qenë rrethi Battalgazi.

Guvernatori i Malatya, Ersin Yazıcı, ka bërë një deklaratë pas tërmetit.

Adıyaman ve Malatya'da peş peşe meydana gelen iki depremin, Gaziantep'te bizim avizeye yansıması…. pic.twitter.com/7XKsjnVgkP

— Murat GÜREŞ (@muratgures27) November 23, 2023

“Deri më tani nuk është raportuar asnjë lajm negativ tek autoritetet…”.

Ndërsa në një deklaratë të AFAD, theksohet se pas tërmeteve me magnitudë 5.2 dhe 4.7 ballë, për momentin nuk ka një situatë negative.

Në deklaratën e tij në rrjetet sociale, ministri i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya, tha se të gjitha ekipet e institucioneve, veçanërisht AFAD, kanë nisur aktivitetet në terren. /Telegrafi/

Read Entire Article