Dy viktima në Shkodër, reagon policia: U vra vëllai i Irbahim Licit dhe një kalimtare e pafajshme! Dinamika e ngjarjes

2 weeks ago 38

Shkodra u trondit pasditen e sotme pas vrasjes së dy personave dhe plagosjes së dy të tjerëve.

Viktimë mbeti Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, një emër i njohur në botën e krimit dhe Flutura Basha,, kalimtare e pafajshme. Ndërkohë i plagosur rëndë ka mbetur bashkëshorti i saj, Bashkim Basha si dhe Arlind Bushati. Bushati ndodhej në makinë me Hamza Licin dhe mësohet se ka marrë një plumb në kokë. Arlind Bushati është djali i Xhemal Bushatit, djali i Xhemal Bushatit, kandidatit të Lulzim Bashës për bashkinë Shkodër në zgjedhjet e 2023.

Lexo edhe :

Related Posts

“Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz,  në lëvizje, me të cilin qarkullonin shtetasit Hamza Lici dhe Arlind Bushati.

Si pasojë e të shtënave ka  humbur jetën shtetasi Hamza Lici dhe është plagosur rëndë  shtetasi Arlind Bushati.

Automjeti që udhëtonin shtetasit Hamza Lici dhe Arlind Bushati, dyshohet ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte shtetasi Bashkim Basha dhe bashkëshortja e tij shtetasja Flutura Basha,  ku si pasojë e përplasjes së automjetit me motomjetin ka ndërruar jetë shtetasja Flutura Basha dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital shtetasi Bashkim Basha.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Po në ndihmë të grupit hetimor është nisur dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale me një  grup specialistësh të Drejtorisë për Hetimin e  Krimeve të Rënda.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet në terren dhe në  ambiente të ndryshme, si dhe kanë ngritur pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e  autorëve”, njofton policia./vizionplus.tv

Read Entire Article