Dybala kërkohet në Arabi, Roma kthen fokusin nga Zhegrova

1 month ago 11
Reklamë

E ardhmja e Paulo Dybala-s, duket se ende nuk është vendosur.

Sulmuesi argjentinas i Roma-s vijon të ndiqet me shumë interes nga Arabia Saudite dhe përballë faktit që nuk është në planet e trajnerin Daniele De Rossi, nuk do të ishte habi nëse Dybala vendos të largohet nga Europa.

Në rrethana të tilla te Roma po mendojnë që në ekip të afrojnë një sulmues që për ta të konsiderohet i denjë dhe emri i parë në listën e dëshirave është ai i lojtarit të përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrovës.

Sulmuesi i Lille vlerësohet shumë te Roma dhe nga mediet italiane raportohet se në rast se Dybala do të largohet atëherë “verdhekuqtë” do të hidhen menjëherë në sulm për Zhegrovën.

Read Entire Article