Dyshja kuqezi Asani e Asllani në garë për golin më të bukur

10 months ago 19
22:00 27/11/2023

UEFA përfshin realizimet e tyre për “më të mirin” e eliminatorëve të Europianit

Kualifikimi në Europian për herë të dytë në histori mrekulloi Europën. Por, duket se përformanca e Shqipërisë në kualifikueset e Euro2024 ka mahnitur edhe UEFA-n. Organizata më e lartë e futbollit Europian ka hapur një votim për golin më të bukur të këtyre eliminatoreve, teksa mes kandidatëve janë edhe dy futbollistë të Kombëtares Shqiptare, Jasir Asani dhe Kristjan Asllani.

Goli i sulmuesit kuqezi në sfidën ndaj Polonisë në ‘Air Albania’ dhe ai i mesfushorit që luan me Interin në transfertën e Ishujve Faroe janë mes 10 golave që konkurojnë për më të bukurin e eliminatoreve të Europianit. Vlen të theksohet se Shqipëria është përfaqësuesja e vetme që merr pjesë me dy gola në këtë votim, teksa 10-shja kompletohet nga futbollistë të rëndësishëm, si belgu Trossard, turku Akgun, anglezi Bukayo Saka dhe francezi Mbappe. Të gjithë tifozët do të kenë mundësi për të zgjedhur golin më të bukur në faqen zyrtare të UEFA-s.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article