E BUJSHME/ Finalistët e Champions League duan në skuadër Kristjan Asllanin

1 month ago 9
Reklamë

Një tjetër lajm i bujshëm vjen këtë merkato verore. Mediat sportive raportojnë se finalistët e Champions League, Borussia Dortmund kanë shfaqur interes për mesfushorin shqiptar Krisjtjan Asllani.

Gjermanët kanë bërë gati 20 milionë euro dhe pritet që orët në vijim t’i bëjnë një ofertë konkrete Interit.

Asllani i cili është një nga talentet e mesfushës në Serie A nuk gjeti shumë hapsëirë në skuadrën e Interit dhe gjasat janë që ehde këtë sezon hapësirat për të të jenë të pakta.

Një kalim i tij te Dortmundi jo vetëm që do t’i jepte më shumë hapësira dhe minuta, por edh më shumë përgjegjësi, pasi do të luante për një skauddër pretendente për të gjitha trofetë.

Pavarësisht se është vetëm 22 vjeç, ai ka ende hapësirë ​​për rritje dhe sigurisht mund të jetë një shtesë e vlefshme për çdo ekip të madh evropian në vitet në vijim.

Read Entire Article