E Diela Shqiptare – “Ka një mesazh për ty”- Mamatë që guxojnë

7 months ago 156
Reklamë
16:04 04/02/2024

#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim. #mardena#fillareta#xhildatoska#Farida #elbasan#event#falenderim

Sëmundja i mori motrën në moshën 40-vjeçare, si e kujton Fillareta shpirtin e saj binjak

Mardena, Farida dhe Fillareta janë tre zonja që kanë ardhur në “Ka Një Mesazh Për Ty”, por nuk kanë lidhje gjaku me njëra-tjetrën. Ato janë njohur në vitin 2023 përmes një konkursi të quajtur “Miss Mama”.

Mardena është nga Elbasani,  jeton në Itali dhe u shpall “Miss Mama 2023”. Farida nga Shkodra u shpall “Miss Publiku” ndërsa Fillareta nga Korça që po ashtu jeton në Itali, është shoqëruesja e “Miss Mama”.

Secila prej tyre ka arsyen e saj pse ka marrë pjesë në konkurs, por Fillareta thotë për rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan se pjesëmarrja e saj ishte shpirtërore.


Fillareta: Pjesëmarrja ime ishte shpirtërore por edhe unë vija nga zona e Korçës që janë shumë fanatikë. Domethënë, burri nuk donte që unë të vija, çunin e kam mjek, punon në Gjermani, është 30 vjeç, vajzën e kam me studime, edhe ajo për fizioterapi  në Torino. Thashë si të bëj, u menduam pastaj nusja, e kam nga Elbasani nusen, “jo le të shkojë, le të dalë, ta shikojmë njëherë mamin”.

Një detaj rreth Fillaretës është që ajo përdor dy emra sepse në rrjetet e saj sociale shfaqet ndryshe.

Fillareta: Unë përdor dy emra se kur i dhashë emrin Xhildës, më kërkonte rrjetet sociale, më kërko në Facebook i thashë, por më kërko me këtë emër, Valeria Fejzulla. Unë këtë emër, akoma nuk e kam ndërruar dhe nuk do ta ndërroj asnjëherë sa të jem gjallë, e kam emrin e motrës. Unë me motrën kemi qenë pothuajse si binjake dhe ajo gjithmonë është shpirti im binjak. Ajo ka ikur nga kjo jetë 40 vjeçe me një sëmundje të rëndë dhe vdiq shumë e re. Më tha “Filla, do qëndrosh këtu, do më ndihmosh”. Unë  qëndrova 6 muaj, e ndihmova. “Unë do të të lë Facebook-un tim se e di që do vdes me këtë sëmundje që kam”.

Ardit Gjebrea: Po pse e kishte merak motra këtë pjesën e Facebookut?

Fillareta: Ngaqë do vdiste dhe ia tha doktori që “jeta jote nuk është shumë e gjatë”, thoshte “si do iki kaq e re unë, asnjë s’do më kujtojë më vonë. A ma mban Facebook-un hapur dhe gjithmonë që do shohësh Facebook-un do më kujtosh mua?” Edhe unë nga kjo e mbajta këtë.

“Mendoja që nuk do bëja më ‘Miss’-e”, propozimi rikthen Gjebrean në një format bukurie dhe jo vetëm

Mardenën, Faridën dhe Fillaretën nuk i lidh gjaku, por një eksperiencë fantastike në “Miss Mama”. Tre zonjat kanë marrë pjesë në një konkurs të organizuar për herë të parë në Shqipëri gjatë vitit 2023 ku secila arriti të largohej me një çmim.

Mardena mori çmimin e madh, Farida u shpall “Miss Publiku” ndërsa Fillareta shoqëruesja e “Miss Mama”. Për të falenderuar personin që qëndron pas kësaj, tre zonjat e kanë ftuar Xhildën në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.


Farida: Gjithmonë na e thënë nëse keni ndonjë gjë për të më thënë, të më sugjeroni ndonjë gjë dhe ne gjetëm këtë për të ta sugjeruar për vitet e tjera. Faleminderit që na ke bërë pjesë në këtë event, sinqerisht jemi ndier mirë. Kemi thyer ndoshta një tabu në qytetet tona ndoshta dhe në mbarë shqiptarinë sepse është hera e parë që bëhet një Miss, se unë kam vënë re këtë Miss-in që po vjen tani, ke mjaftueshëm ardhje të grave, por i pari ka qenë shumë i vështirë dhe secila prej nesh kemi pasur vështirësitë tona, qofta ndoshta edhe biseda apo fjalë që ndoshta nuk na kanë pëlqyer, por ne e kemi thyer këtë. Ju ju vlerësoj sepse jo vetëm bëni këtë Miss, por bëni edhe këtë të tjera dhe sinqerisht jeni një grua shumë e guximshme, me shumë vullnet dhe për këtë të përgëzoj! E meritoje një mesazh të tillë!

Fillareta: Edhe unë desha të të falenderoja. Desha të të bëja ftesë të vije përsëri në Itali, të takoheshim bashkë por e pashë që ti kishe shumë punë dhe thashë më mirë…

Ardit Gjebrea: S’ka gjë, tani që do ta bëjë te “E Diela Shqiptare”, vijmë ne pa merak.

Fillareta: Thashë më mirë po shkojmë, e shikojmë atje Xhildën. Të falenderoj dhe të uroj shumë suksese.

Mardena: Edhe unë Xhilda do bëj komplimentet e mia. Kisha dëshirë të të bëja të ndiheshe speciale nga ana ime sikurse ti na bëre neve të ndihemi.

Xhilda: Patjetër, ndihem shumë e respektuar, shumë e privilegjuar,  ju falenderoj nga zemra. Mardena është edhe zonja që është kurorëzuar me çmimin “Miss Mama” për vitin 2023 dhe unë këtë event e solla për të lartësuar figurën e gruas shqiptare, për të dhënë një mesazh që secila grua duhet të mirëmbahet sepse ne kur ndihemi mirë me veten, përcjellim pozitivitet edhe te njerëzit ku jemi përballë dhe të argëtojmë gruan shqiptare, mos të bien në pesimizëm, në monotoni, të kënaqen, të argëtohen. Ky ishte edhe thelbi i këtij eventi.

Gjatë shpjegimit për “Miss Mama”, Xhilda propozoi që në vitin 2024 të mund ta realizonin edhe në programin “E Diela Shqiptare”. Kjo tërhoqi vëmendjen e moderatorit Ardit Gjebrea i cili i kërkoi një shpjegim më të detajuar të formulës.

Xhilda: Unë i kam zonjat gati, kam pothuajse gjysmën e zonjave konkurrente gati, jemi duke punuar për t’i shtuar.

Ardit Gjebrea: Nëse ke gjysmat, gjysmat e tjera i kemi këtu.

Xhilda: Po! Nuk ka rëndësi gjatësia, linjat perfekte, rëndësi ka që secila grua të marrë pjesë, të argëtohet, ta shijojë.

Ardit Gjebrea: Çfarë vlerëson juria?

Xhilda: Normalisht shikohet pjesa e hijeshisë së gruas që do të marrë çmimin e parë, pastaj është pjesa se si ato përcjellin veten e tyre, problematikat e jetës, sfidat e jetës, sa e fortë ka qenë kjo grua në jetën e saj.

Xhilda shtoi se vitin e shkuar eventi u mbajt më 8 Mars, por nëse do të realizohet bashkëpunimi do të vendoset një kohë më e përshtatshme për të sjellë një konkurs dinjitoz. Por çfarë mendon stafi i së “Dielës Shqiptare”.

Ardit Gjebrea: Stafi, jeni gati për një sfidë të re? Pres një përgjigje në mikrofon nga Silvia Tozaj, regjisorja që është duke xhiruar në këto momente. Silvia, do doja të të dëgjoja zërin, ta dëgjonin të gjithë. Do doje që ta bënim këtë eveniment?

Silvia Tozaj: Ne jemi gati gjithmonë!

“Mendoja që nuk do bëja më ‘Miss’-e por ja ku erdhi”, përfundoi Gjebrea. Moderatori ka realizuar “Miss Albania” në vitin 1999.

/tvklan.al


Read Entire Article