E do Barcelona – por Savinho ëndërron të luajë për gjigantin anglez

11 months ago 22
Reklamë

Savinho ka deklaruar se dëshiron të luajë për Manchester City në të ardhmen.

Anësori i Gironas po ndiqet nga Barcelona pas një fillimi të shkëlqyer të sezonit. Por, ai këmbëngul se planet e tij të ardhshme përfshijnë Cityn.

Savinho është i huazuar te Girona nga Troyes, me të dy klubet në pronësi të kompanisë ombrellë të Manchester City, City Football Group.

I pyetur nëse kishte oferta të tjera kur u largua nga Atletico Mineiro për në Troyes, Savinho tha për Marca: “Po. Arsenali më donte mua dhe gjithashtu Bragantino”.

“E dija që Troyes ishte në pronësi të City Group dhe mendova se duke punuar një ditë mund të arrij në Manchester City. Sigurisht, do të duhet të bëj shumë mirë këtu në Girona”.

Savinho luajti me Diego Costan dhe Diego Godin te Atletico Mineiro.

Ai shtoi: “Ata janë dy lojtarë kryesorë. Kur nënshkrova për Cityn, Godin më tha se ishte një vend shumë i mirë për mua. Diego Costa gjithmonë thoshte se kisha shumë talent dhe më dha vetbesim”.

“Rezulton se ai ka luajtur me Michel në Rayo Vallecano. Për mua ai është një nga qendërsulmuesit më të mirë me të cilët kam luajtur ndonjëherë”, ka shtuar më tej Savinho. /Telegrafi/

Read Entire Article