E ftojnë për t’i dhënë çmimin për golin më të bukur, por vëmendjen e tërheq ngatërrimi i emrit

10 months ago 27

Pavarësisht se atë e njeh e gjithë Europa, klubet italiane më së miri, sërish emri i Kviça Kvaratskhelia është një nga më të vështirët për tu mbajtur mend.

Shoqata e futbollistëve italianë e ka përzgjedhur asin gjerogjian për golin më të bukur të shënuar, por ajo që tërhoqi vëmendjen në mbrëmjen “Gran Galà del Calcio 2023”, ishte gabimi që kishin bërë me emrin e tij.

Një gazetar gjeorgjian, i pranishëm në sallë, ka bërë të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale, gabimin që ishte bërë me bashkëkombësin e tij.

Megjithatë, ky i fundit, nuk ka ngurruar të pozojë për foto me trofeun, ndonëse ai ishte me shkronja të vendosura gabim.

Read Entire Article