E kërkuan edhe më parë, por i refuzoi: Gazeta gjermane zbulon trajnerin që do ta pasoj Xavin te Barcelona

8 months ago 9

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit dhe trajneri katalunas e ka njoftuar vet këtë gjë.

Gjiganti nga La Liga tani ka punë të vështirë para vetës për të gjetur pasardhësin e Xavit dhe shumë emra janë përmendur në orët e fundit.

Por një lajm i bujshëm vjen nga Gjermania, ku gazeta e madhe gjermane Sport Bild ka dhënë emrin e ri të trajnerit të Barcelonës.

Gjithnjë sipas ‘Bild’, Hansi Flick do ta udhëheq Barcelonën nga sezoni ia ardhshëm pasi është kandidati kryesor për ta marrë drejtimin e gjigantit katalunas.

Flick pëlqehet shumë nga presidenti i Barcelonës, Joan Laporta i cili kishte kërkuar edhe në vitin 2021 të nënshkruante me të, por në atë kohë gjermani i kishte refuzuar dhe kataluansit vendosën për Ronald Koeman.

Katalunasit e mbajnë mend shumë mirë trajnerin gjerman, pasi sa ishte në krye të Bayernit kishin pësuar humbje të rëndë 8-2.

58-vjeçari është i papunë që nga 10 shtatori i vitit 2023 kur u largua nga Përfaqësuesja e Gjermanisë pas dy viteve qëndrim.

Flick deri më tani si trajner ka fituar dy tituj të Bundesligës, një Kupë të Gjermanisë, një herë Ligën e Kampionëve, një Superkupë të Evropës dhe trofeun e Kupës së Botës për klube. /Telegrafi/

Read Entire Article