Kombëtarja shqiptare në FIFA/ Ja ku rënditen kuqezinjtë

2 hours ago 27

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit është ngjitur dy pozicione më lart në renditjen e FIFA-s. Nga vendi i 67-të, tani jemi në të 65-tin, pas suksesit në ndeshjen e fundit në transfertë ndaj Gjeorgjisë, e vlefshme për UEFA Nations League. Shqipëria triumfoi 1-0 në “Mikheil Meskhi” dhe pikërisht kuqezinjtë kanë kaluar në renditjen e FIFA-s Gjeorgjinë, por edhe Finlandën.

Më 14 tetor, Shqipëria mposhti 0 me 1 Gjeorgjinë në transfertë. Hera e parë që kuqezinjtë fituan në Tbilisi ku asnjëherë më parë nuk kishin provuar shijen e triumfit. Goli i Kristjan Asllanit vendosi dhe fitoren në pjesën e dytë. Tashmë Shqipëria është në kuotën e 6 pikëve, po aq sa kanë edhe Gjeorgjia e Çekia në Grupin 1 të ligës B.

Shqipëria u kthye pretendente për të fituar grupin në Ligën e Kombeve. Me ndryshime në emra, por edhe në lojë, skuadra e Silvinjos u duk e rreshtuar më mirë në fushë, duke u munduar më me qetësi të administronte lojën edhe pse vuajti presionin e vendasve. Rastet nuk munguan nga të dyja skuadrat, por ishte Shqipëria që në krahasim me ndeshjen në Tiranë, gjeti goditjen e duhur nga jashtë zonës.

Asllani çoi topin në rrjetë dhe më pas gjithçka u përqendrua te administrimi i rezultatit, ndonëse Bajrami apo edhe Seferi në fund, kishin mundësi të thellonin diferencën. Në fund, vërshëllima e Makelit ktheu përsëri Shqipërinë në garë të plotë për një vend në Ligën A, në një grup ku gjithçka duket e mundur e tashmë edhe golavarazhi bëhet faktor.

Dy ndeshjet e ardhshme për Ligën e Kombeve do të luhen në nëntor. “Air Albania” do të presë Çekinë dhe Ukrainën.

Shqipëria do të rikthehet në fushë në muajin nëntor për dy ndeshjet e fundit në grupin B1 të UEFA Nations League, ndaj Çekisë (16 nëntor, 20:45) dhe Ukrainës (19 nëntor, 20:45). Të dy ndeshjet do të luhen në stadiumin “Air Albania” dhe Kombëtarja është në garë për vendin e parë në grupin B1.

Read Entire Article