E kryer, Antonio Conte me klub të ri – kërkon trofeun e tretë të Serie A me ekip të ndryshëm

3 months ago 12
Reklamë

Antonio Conte do të emërohet si trajneri i ri i Napolit të hënën në mëngjes, pasi klubi dhe trajneri ranë dakord për të gjitha kushtet për kontratën, përfshirë edhe të drejtat e imazhit.

Detajet përfundimtare u zgjidhën sot, ku lajmi konfirmohet nga disa mediume si Sportitalia dhe Sky Sport Italia, por edhe Fabrizio Romano.

Kontrata do të zgjasë deri në qershor 2027 dhe përfshin të drejtat e imazhit, të cilat janë gjithmonë një pjesë e ndërlikuar e çdo negociate me presidentin Aurelio De Laurentiis.

🚨🔵 BREAKING: Antonio Conte as new Napoli head coach, here we go!

Agreement reached on every detail also including add-ons, after fixed salary, image rights and staff members.

Conte will sign the contract valid until June 2027, documents approved.

Huge appointment for Napoli. pic.twitter.com/1wr16gBTd4

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 31, 2024

Sipas raportimeve, ai do të zyrtarizohet si trajneri i ri në teatrin prestigjioz San Carlo në qytetin e Napolit.

Pavarësisht thashethemeve gjatë ditëve të fundit, nuk do të ketë asnjë klauzolë lirimi në marrëveshje që lejon trajnerin të largohet pas vetëm një viti.

Kontrata besohet të jetë me vlerë 7 milionë euro, plus 1 milion euro bonuse. /Telegrafi/ 

Read Entire Article