“E mora vesh para 1 ore”, Berisha: Pse prokurori Kondili e mban si ‘turshi’ prej 4 vitesh dosjen e Teatrit Kombëtar, u porosit nga…

9 months ago 11

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza në drejtim të prokurorit Kondili se me urdhër të Ramës po mban në sirtar dosjen e shembjes së teatrit Kombëtar prej 4 vitesh.

Ai tha se këtë fakt e ka marrë vesh para 1 ore. Në një konferencë për gazetarët Berisha tha se Kondili ishte i preferuari i Ramës dhe Pëllumb Gjokës, biznesmen i arrestuar për bashkëpunim me krimin, për t’u bërë kryetar i SPAK.

“Që të hetojë Dumani për çështjen McGonigal, duhet të marrë në pyetje Edi Ramën. Duhet të hetojë sistemin e gjobave ndaj bizneseve. Nuk ka hetim tjetër! Ai u deklarua më herët se është e shkuar ajo punë. Bardhi ka dorëzuar para 2 muajsh një dosje, por ajo do të ketë fatin e të gjitha të tjerave. Para një ore jam infirmuar se prej 4 vitesh SPAK mban ‘turshi’ dosjen e Teatrit Kombëtar. Prej 4 vitesh Prokurori Kondili mban në sirtar dosjen e minimit të teatrit Kombëtar. Pse e mban? Sepse ajo është bërë me porosi të Ramës nga Erion Veliaj. Nëse ka një procesverbal, ku ka pasur ministra që kanë shprehur pakënaqësira, Rama ka bërë avokatin e Veliajt, se ishte kapur nga Fusha. Gjeti një avokati deri në neveri njerëzore. Ndaj dhe Kondili që ishte më i preferuari për Ramën dhe Pllumb Gjokën për t’u bërë kryetar i SKAP-it nuk e hap dosjen. Është një vendim në letër. Ai është një armë në duart e diktaturës, SPAK-i.”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article