E Ngarkuara me Punë e SHBA në Krujë, VanHorn vizitë në muzeun etnografik

2 weeks ago 56
Reklamë

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn, ka përfunduar një vizitë të veçantë në qytetin historik të Krujës gjatë fundjavës së kaluar.

Kjo vizitë kishte si qëllim thellimin e njohurive mbi rëndësinë kulturore dhe historike të qytetit, si dhe për të shijuar traditat e veçanta lokale.

Gjatë qëndrimit të saj, VanHorn pati mundësinë të eksploronte trashëgiminë e heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeut, dhe të vizitonte muzeun etnografik të Krujës, i cili është riçelur rishtazi.

“Fundjavat janë një mundësi për të dalë nga zyra dhe për të eksploruar! E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn vizitoi Krujën për të mësuar rreth heroit kombëtar të Shqipërisë dhe udhëheqësit legjendar Skënderbeut dhe për të parë muzeun e mrekullueshëm të sapo rihapur etnografik. Për më tepër – ajo zbuloi një ëmbëlsirë të re të preferuar: kabuni!  Cila ishte pjesa më e bukur e fundjavës suaj?”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane në Facebook.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article