E ngarkuara me Punë e SHBA takoi Dumanin, ambasada amerikane: Vlerësojmë arritjet e SPAK, Struktura e Posaçme ka nevojë për mbështetje

17 hours ago 34

E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn ka zhvilluar sot një takim me kreun e SPAK Altin Dumanin.

VanHorn tha se vlerëson se arritjet e SPAK-ut në ndjekjen penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet më të larta.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada amerikane në Tiranë shkruan se “VanHorn dhe  Dumani diskutuan se si SPAK dhe BKH nuk mund ta kryejnë këtë punë vetëm dhe duhet të mbështeten tek institucione si policia, gjykatat, zyrat e prokurorisë, zyrat e vetting-ut, inspektoratet dhe këshillat që bëjnë pjesën e tyre me pavarësi, përkushtim dhe integritet. Kjo është thelbësore për të mbrojtur përparimin që Shqipëria ka bërë në sundimin e ligjit, një element kyç i procesit të integrimit në BE”.

Postimi i ambasadës amerikane në Tiranë: 

E ngarkuara me punë Nancy VanHorn u takua sërish me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK-ut, Altin Dumani dhe vlerësoi arritjet e SPAK-ut në ndjekjen e suksesshme të korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet më të larta. Znj. VanHorn dhe z. Dumani diskutuan se si SPAK dhe NBI nuk mund ta bëjnë këtë punë vetëm dhe duhet të mbështeten në institucione si policia, gjykatat, prokuroritë, zyrat e vettingut, inspektoriatet dhe këshillat për të bërë pjesën e tyre me pavarësi, përkushtim dhe integritet. Kjo është thelbësore për mbrojtjen e arritjeve që Shqipëria ka bërë në sundimin e ligjit, një pjesë kyçe e procesit të anëtarësimit në BE.

@SPAK_Albania

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article