E pa parë më parë: Mbappe pasi u zëvendësua në pjesën e parë, shkoi te nëna e tij në tribunë për të parë ndeshjen

7 months ago 28

Kylian Mbappe do të largohet nga PSG në fund të sezonit, pasi ka vendosur të mos e rinovojë kontratën,  me Real Madridin që mbetet në horizont si e ardhmja e tij.

Në ndeshjen e sotme ndaj Monacos, kapiteni u zëvendësua në pjesën e parë të ndeshjes.

Për të dytën ndeshje radhazi, francezi u ‘gozhdua’ në stol, pasi paraprakisht edhe ndaj Rennes, Luis Enrique vendosi ta zëvendësojë atë kur kishte mbetur edhe gjysmë ore lojë.

“Kur ta konsideroj të përshtatshme ai do të luajë dhe kur jo, jo nuk do të luajë, siç bëjnë të gjithë trajnerët. Herët a vonë kjo do të ndodhë, në një moment do të duhet të mësojmë të luajmë pa Kylian Mbappen”, kishte thënë Enrique pas ndeshjes me Rennes, gjë që e përsëriti edhe ndaj Monacos.

Në stadiumin Louis II, Mbappe u zëvendësua pas 45 minutash  dhe në vend të tij hyri Kolo Muani.

Për më tepër, në mes të pjesës së parë, Kylian mori një goditje, por nuk ishte se mori ndonjë lëndim, bazuar në mënyrën se si është dukur pas pushimit.

🎥 The moment Kylian Mbappe decided to get change and head upstairs with Mum.

Florentino Perez on the 📞 👀pic.twitter.com/3kRl7mEzUb

— TheSecretScout (@TheSecretScout_) March 1, 2024

Mbappe u kap nga kamera duke buzëqeshur dhe duke folur në celular në tunelin e dhomave të zhveshjes.

Më pas ai kaloi nëpër stadium duke përshëndetur tifozët dhe duke firmosur autografe përpara se të ulej në tribunë me nënën dhe agjente e tij, Fayza Lamari, për të parë fundin e ndeshjes.

🇫🇷🔄 Kylian Mbappé was taken off for PSG in 46th minute…

For the 2nd half, he went to the stands to sit with his family , whilst also greeting AS Monaco fans. ❤️🏟️ pic.twitter.com/jTfNyGJ6Cc

— EuroFoot (@eurofootcom) March 1, 2024

Katër ditë përpara se të përballej me Real Sociedad në San Sebastián në ndeshjen e dytë të raundit të eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve (2-0 u fitua ndeshja e parë), Luis Enrique vendosi ta zëvendësonte dhe mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i spanjollit për këtë ndeshje të mesjavës. /Telegrafi/

Read Entire Article