E pranon deputeti socialist: Vota e emigrantëve ka boshllëqe ligjore, tri çështjet që duhet zgjidhur

9 months ago 21

Deputeti socialist, Lavdrim Krrashi, tregon boshllëqet ligjore, që duhen zgjidhur për të mundësuar votën e emigrantëve.

Në një intervistë për emisionin “Breaking”, Krrashi u shpreh se tre elementët kryesorë, p[ër të cilat duhet të punojë Kuvendi janë si do të regjistrohen, si do të votojnë dhe si do të numërohen votat e shqiptarëve që jetojnë jashtë atdheut.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është e qartë. Patjetër që debat dhe diskutime, nuk ka problem pse ka. Në fund të fundit, është një rregull i lojës. Në radhë të parë, si identifikon qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë, sepse nuk më pëlqen fjala emigrant. Ata emigrantë janë në vendet ku jetojnë, jo në Shqipëri, ata janë qytetarë të këtij vendi. Si regjistrohen? E dyta, si votojnë, e treta si numërohen votat e tyre.

Këto janë tre elementet kryesore që kërkon edhe kryekomisioneri. Kjo është detyra jona. Këto janë boshllëqet ligjore. Janë ato pjesë të akteve nënligjore… Ligji i vitit 2020, ia kishte caktuar detyrë KQZ-së për t’i bërë dhe KQZ-ja për gati dy vite ka pasur një drejtori të dedikuar për këtë pjesë. Çdo bazë ligjore ekziston. Si rezultat i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, tashmë është detyrë e Kuvendit për të përmbushur boshllëqet ligjore, është çështje rregullash. Shpesh herë, avokatët dhe juristët në përgjithësi përdorin terma sikur kanë zbuluar rrotën edhe njëherë. Por, në fakt, këto boshllëqe janë rregulla loje: si do të regjistrohen, si do të votojnë dhe si do të numërohen. Kaq e thjeshtë”, u shpreh socialisti.

Top Channel

Read Entire Article