Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në fshatin Kalimash. Një 75-vjeçar është gjendur pa shenja jete nga familjarët. Dyshohet se i moshuari është vetëvrarë me armë zjarri.
“Kukës/ Informacion paraprak.
Rreth orës 14:30, në fshatin Kalimash, Kukës, në banesë është gjetur nga familjarët dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri shtetasi I. S., rreth 75 vjeç.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”, njofton policia.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb