Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Mal Vilëz, Tiranë. Një 73-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri.
Ai është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, teksa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Policia ka sekuestruar armën, ndërsa punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv/