“E shiti kompaninë për 0 lekë”/ Bashkëpunimi lindi vite më parë, lidhja e biznesmenëve Begaj dhe Lami me kreun e ARRSH, Evis Berberi (DOKUMENTI)

7 months ago 15

Ervis Lami dhe Valter Begaj janë dy biznesmenë të arrestuar për lidhje me kreun e ARRSH Evi Berberi, bashkëpunëtor i ngushtë i zv/kryeministres, Belinda Balluku.

Në një nga kontratat e shitjes së kompanisë “DAAM”, të siguruar për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana lala, shihet se lami i ka shitur Begajt 100 përqind të kuotave të kapitalit në këtë kompani, për një shumë prej zero lekësh.

Shitja është bërë më 29 mars të vitit 2022.

Kujtojmë se kjo kompani është blerë nga Evis Berberi në vitin 2018, për shumën prej 800 eurosh.

Në 2019, Berberi është emëruar këshilltar i Belinda Ballukut, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ua ka shitur kompaninë në shumën e 600 mijë eurove. 1.7 milionë euro tek Valter Begajt.
Berberi është emëruar më pas nga zonja Balluku drejtor te Eficenca e Energjisë dhe rezulton se i ka dhënë tendera Valter Begajt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article