E veshur kuq e zi, Rita Ora uron festën e Pavarësisë së Kosovës

8 months ago 7

Në shënimin e 16-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, këngëtarja e njohur në të gjithë botën, Rita Ora, ka zgjedhur rrjetin social Instagram për të shprehur urimet e saj ndaj kësaj feste të rëndësishme për vendin e saj të origjinës.

Rita ka kujtuar momentin me anë të një serie fotografish dhe videoklipesh ku shfaqet me një veshje kuq e zi, simbole e flamurit kombëtar shqiptar.

Fotografitë e ndara nga ylli i muzikës përfshijnë skena nga koncerti i saj emocionues që mbajti në Prishtinë para disa vitesh, ku ajo duket duke vallëzuar me zemërgjerësi nën ritmet tradicionale shqiptare.

Foto: Rita Ora/Instagram

Fansat e saj u trajtuan gjithashtu me videoklipe të veçanta si ai nga kënga “Shine Your Light”, e cila u realizua në Kosovë në vitet e para të karrierës së saj.

Në këto imazhe Rita shihej edhe me burrin e saj, regjisorin Taika Waititi, ku çifti bashkërisht formonin shqiponjën me duar, duke simbolizuar krenarinë për origjinën dhe trashëgiminë shqiptare.

Foto: Rita Ora/Instagram

Postimi u shoqërua me një mesazh frymëzues: “GËZUAR 17 SHKURTI, DITA E PAVARËSISË SË KOSOVËS. HAPPY INDEPENDENCE DAY TO [KOSOVA], duke përcjellë një urim zemërqartë dhe patriotik për të gjithë shqiptarët dhe veçanërisht për bashkatdhetarët e saj kosovarë.

Foto: Rita Ora/Instagram

Urimit të Ritës iu bashkuan mijëra ndjekës dhe fansa, të cilët shprehën mirënjohjen dhe gëzimin e tyre për mbështetjen dhe dashurinë e vazhdueshme që ajo tregon për Kosovën.

Me këtë gjest, Ora ka vënë në pah lidhjen e fortë që ka me vendin ku ka lindur dhe ka rritur edhe më shumë respektin dhe dashurinë që ndjejnë ndaj saj bashkatdhetarët e saj. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram
Foto: Rita Ora/Instagram
Foto: Rita Ora/Instagram
Foto: Rita Ora/Instagram
Foto: Rita Ora/Instagram
Foto: Rita Ora/Instagram
Foto: Rita Ora/Instagram
Read Entire Article