Edhe pak minuta nga nisja nga protesta e opozitës/ Berisha ende nuk ka shkuar në selinë e PD, çfarë po ndodh para Kuvendit

9 months ago 9

Në një kohë kur kanë ngelur edhe 20 minuta nga nisja e protestës së opozitës, ish-kryeministri Sali Berisha ende nuk ka mbërritur në selinë e PD-së.

Gazetari Osman Stafa në një lidhje live për News24, bëri me dije se opozitarët janë bërë gati për protestën para Kuvendit, e cila pritet të nisë në orën 09:30.

Sakaq, 10 deputetë opozitarë janë të përjashtuar nga seanca plenare, ndërkohë që në Kuvend në rend të ditës është votimi për imunitetin e Berishës, nëse do të jepet apo jo autorizimi për arrestimin e ish-kryeministrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article