Edin Dzeko dhe lojtarët kryesorë të Fenerbahces dalin kundër drejtuesve – duan të luajnë në finale me Galatasarayn

6 months ago 4

Fenerbahçe ka vendosur që të dielën të nxjerrë në fushë ekipin e të rinjve kundër Galatasarayt, ndërkaq mediat turke shkruajnë se futbollistët e klubi turk janë kundër këtij vendimi dhe se duan të luajnë në finalen e Superkupës së Turqisë.

Me afrimin e ndeshjes së Superkupës së Turqisë, tensionet nga Fenerbahçe janë ngritur në nivelin maksimal. Klubi i madh njoftoi se do të sillte në fushë një ekip të të rinjve dhe vetëm nëntë lojtarë, aq sa kërkohet.

Kështu do të vazhdojë protesta e Fenerbahçes ndaj Federatës së Futbollit të Turqisë, por edhe ndaj orarit të ndeshjes dhe përzgjedhjes së gjyqtarëve, pasi duan të huajë për ndeshjet e mbetura.

Gazetari turk Yagiz Sabuncuoglu, i afërt me Fenerbahçen, ka bërë të ditur se yjet e Fenerbahçes duan ta luajnë këtë ndeshje, por qëndrimi i drejtuesve të klubit mbetet i njëjtë.

“Kapitenët dhe i gjithë ekipi i parë duan të luajnë finalen e Superkupës, por qëndrimi i drejtuesve për këtë problem mbetet i njëjtë”, shkroi Sabuncuoglu.

🚨 Fenerbahçe takım kaptanları ve oyuncuların tamamı Süper Kupa Finali'ne çıkmak istiyor ancak yönetimin bu konuda kararı net ve oyunculara da iletildi. Bu yüzden Süper Kupa'nın oynanacağı gün olan Pazar gününe antrenman konuldu.

— Yağız Sabuncuoğlu (@yagosabuncuoglu) April 5, 2024

Në ndeshjen që do të luajnë juniorët, ekipi i parë i Fenerbahçes ka një stërvitje të rregullt dhe ky është një tjetër konfirmim se ky klub turk do të bëjë një revolucion të vërtetë të dielën.

Në të njëjtën kohë, TRT raporton se askush nga Fenerbahçe nuk do të paraqitet në konferencën e nesërme për shtyp para derbit me Galatasaray. /Telegrafi/

Read Entire Article