Edona flet me emocione në BBVK: Nuk me gjykuat, kjo me sjelli deri në finale

8 months ago 49

Sonte (e enjte) në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova është mbajtur “darka e fundit e të nominuarve”.

Katër finalistët e mbetur e që rrjedhimisht janë “të nominuarit” e fundit, i janë përgjigjur pyetjeve të njëri-tjetrit dhe të publikut.

Transgjinorja Edona James, e cila ka qenë një prej konkurrenteve më të diskutuara të këtij edicioni, i ka falënderuar banorët që e pranuan ashtu siç ishte dhe nuk e gjykuan.

“Unë kam qenë në Big Brother edhe në Gjermani, dhe çfarë kam përjetuar atje për katër ditë, këtu nuk e kam përjetuar për katër muaj. Për mua ka qenë ky Big Brother top. Më i miri format që kam qenë”, tha Edona.

“Nuk me gjykuat, kjo me sjelli deri në finale”, tha më tej transgjinorja nga Suhreka.

Finalja e madhe mbahet këtë të premte, ku njëri prej të katërve do të marr me vete çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/

Read Entire Article