Edona James flet për gjyshin e saj: Thoja mos po pëson infarkt kur m’sheh çikë

10 months ago 23

Banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Edona James, po pëlqehet mjaft shumë nga publiku deri në këtë pikë të lojës.

Ajo ka treguar shumë të pathëna në lidhje me jetën e saj në Gjermani e po ashtu ka folur edhe për familjarët.

E njëjta ka qenë së fundmi duke biseduar në oborr me Kaderin e Albyn, ku edhe ka folur për gjyshin e saj.

Foto: Screenshot/YouTube

Transgjinorja nga Suhareka ishte e shqetësuar për shëndetin e tij pas transformimit që bëri.

“Thoja mos po pëson infarkt kur m’sheh çikë”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

Biondja ka treguar shpesh se si është paragjykuar nga familjarët dhe se ka vite që nuk ka qenë në vendin e saj të origjinës, Suharekë.

Sidoqoftë, Edona në këtë format ka fituar zemrat e të gjithëve me sinqeritetin dhe çiltërsinë. /Telegrafi/

Read Entire Article