Edona: Nëse nuk e fitoj unë këtë Big Brother, dua të fitojë Lumbardhi

8 months ago 25

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 2, Edona James, ka shprehur një dëshirë së fundmi.

Në një bisedë në oborr, ajo theksoi se në rast se nuk do e fitojë këtë edicion të këtij formati televiziv, do që ta marrë çmimin Lumbardhi.

“Nëse nuk e fitoj unë, dua ta fitojë Lumbardhi”, u shpreh transgjinorja nga Suhareka.

Foto: Screenshot/YouTube

Finalja e madhe e këtij formati do të mbahet ditën e premte (2 shkurt).

Kanë ngelur katër finalistë: Edona James, Lumbardh Salihu, Shqipe Hysenaj dhe Blerando.

Foto: Screenshot/YouTube

Çmimi i madh në fillim ka qenë 200 mijë euro, e që është zbritur deri në 140 mijë.

Theksojmë që vitin e kaluar fitues u shpall Arkimed Lushaj – Stresi. /Telegrafi/

Read Entire Article