Egnatia befasohet nga Skënderbeu, bardhekuqtë e rikthyer në Superiore e nisin me fitore sezonin

1 year ago 25
Reklamë
21:49 26/08/2023

Skënderbeu u rikthye në elitën e futbollit shqiptar me fitore. Korçarët fituan 1-0 në “Arena Egnatia” kundër rrogozhinasve.

Pjesa e parë ishte e luftuar mes dy ekipeve. Korçarët u mbrojtën mirë dhe nuk lanë hapësira për ofensivën e vendasve të përbërë nga Duamena-Kasa.

Në 45 minutat e dyra, ndërsa Egnatia shtoi presionin, erdhi rrjeta e skuadrës së Gvozdenoviç.

Juri shënoi në minutën e 59’. Në vazhdim, bardhekuqtë u kujdesën për prapavijën dhe arritën të menaxhonin rezultatin. Tri pikë me rëndësi për ekipin e Gvozdenoviç, që befasoi Egnatian, që këtë sezon kërkon të përsërisë suksesin e vjetshëm.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article