Ekipet e zjarrfikësve të Gramshit izolojnë vatrat e zjarrit në Kërpicë

3 months ago 15

Vatrat e zjarrit që u shfaqën gjatë kësaj mesjave në masivet pyjore në kufinjtë administrativë të Bashkive Skrapar e Gramsh, fatmirësisht u izoluan plotësisht.

Burime zyrtare nga Bashkia e Gramshit konfirmuan se ekipet e MNZSH pas një pune të gjatë dhe sakrificash të jashtëzakonshme i izoluan flakët gjigande të një vatre zjarri që fillimisht u shfaq në zonën e Skraparit dhe më pas përfshiu edhe fshatin Kërpicë të Gramshit, rreth 21 km larg qendrës së këtij qyteti, raporton gazetari Fatmir Popja për Balkanweb.

Ndërhyrja në kohë dhe mjaft profesionale e MNZSH të Gramshit evitoi djegien e masivit pyjor të Kërpicës ku ndodhet edhe burimi ujor në fund të shpatit verilindot të malit të Tomorrit nga ku furnizohet qyteti i Gramshit.

Burime zyrtare nga Bashkia e Gramshit bënë me dije se Ekipet e MNZSH janë në gadishmëri të plotë për të ndërhyrë në çdo rast të shfaqjes së vatrave të zjarrit dhe ju kanë bërë thirrje banorëve të kësaj bashkie për të treguar kujdes maksimal për kujdes të shtuar dhe të ndërmarrin masa dhe veprime për evitimin e shkaqeve të zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article