Ekskluzive/ Zbardhen diskutimet në mbledhjen me dyer të mbyllur të PD, Nallbati: Të vazhdojmë betejën, ose të hapim rrugën. Mziu: S’mjafton bojkoti, ndërhyrje radikale!

1 year ago 29

Balkanweb app Get it on Google Play

Deputeti i PD-së, Bledjon Nallbati sugjeron që ligjvënësit opozita të marrë një vendim, ose t’i lënë mundësinë eksponentëve të tjerë që të vijojnë me betejat politike. Në diskutimet me dyer të mbyllura të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Nallbati thekson se betejat iu takojnë atyre për t’i bërë.

Gazetari Osman Stafa ka siguruar për BalkanWeb qëndrimet e deputetëve.


DISKUTIMI
Bledjon Nallbati
: Është e vërtetë që jemi në një situatë kritike ku qeveria po tenton të na asgjësojë. Unë mendoj që nuk është ky momenti qe tu kërkojmë njerëzve të bëjnë betejë, por na takon ne ta bëjmë betejën pasi ne jemi ata që jemi votuar për këtë punë. Ne duhet të marrim një vendim me veten dhe me njeri-tjetrin ose të reagojmë me të gjitha mënyrat për të mbrojtur opozitarizmin dhe interesin e qytetareve ose t’u kërkojmë falje shqiptareve dhe t’i hapim rrugën dikujt tjetër qe e merr përsipër ta bëjë këtë beteje.

Xhelal Mziu: Ka dhjetë vite që qeveria dhe Parlamenti luajnë rolin presionit ndaj opozitës, denigrimit, përçarjes dhe zhbërjes nëpërmjet përdorimit të pushtetit e fondeve të pista. Në këtë koncept duhet një strategji gjithëpërfshirëse dhe sensibilizimin për opinionin publik. Po mire e bllokuam ne parlamentin, a zgjidhim gjë? Nuk mjafton. Ne merremi me një gjë dhe leme ne krahun tjetër 10 gjera dhe s’merremi fare, duhet një ndërhyrje totale dhe radikale. Ok e bllokojmë parlamentin, fusin ata te PS ne rend dite, miratimin e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore dhe çfarë fitojmë ne me këtë? Pra duhet te kemi një strategji me afatgjate, ku të përfshihet çdo veprim, të përfshihet çdo spektër, të përfshihen fasho të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, intelektual, persona publik, etj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article