Ekspertët e cilësojnë “grupi i vdekjes”/ Spalleti: Shorti mund të kishte shkuar më mirë, mos të harrojmë kush jemi

10 months ago 51
21:35 04/12/2023

Trajneri i kombëtares italiane, Luciano Spalletti është rikthyer të komentojë shortin e grupeve të Euro2024. Numri 1 i pankinës së Axurrëve ka pranuar se goglat kanë qenë të pamëshirshme me ta, pasi i rezervuan rivalë të fortë si Spanja, Kroacia dhe Shqipëria.

“Nëse shikoni grupin mund të kishte shkuar edhe më mirë. Ne e dimë se na presin shumë kundërshtarë të vështirës, por nuk duhet të harrojmë se jemi një ekip me histori në Europian, madje jemi kampionët në fuqi. Ne duhet të jemi në gjendje të bëjmë lojën tonë me pasion dhe dashurinë që ekziston për këtë sport. Duhet të ketë kënaqësi të sfidës dhe krahasimit.

Kombëtarja e Italisë do të jetë pikërisht rivali i Shqipërisë në nisjes e rrugëtimit në Euro2024. Përballja do të zhvillohet në stadiumin e Dortmund, Signal Iduna Park në orën 21:00 të datës 15 Qershor. Ashtu siç edhe sfidat e tjera të kampionatit Europian, edhe ky 90 minutësh do të transmetohet ekskluzivisht në televizionin kombëtar “Klan”.


Të ngjashme

Read Entire Article