Eksperti i sigurisë: Vuçiç me taktikë të re, aktivizon ekstremistët brenda Kosovës

11 months ago 18
Reklamë
14:02 27/09/2023

Nuredin Ibishi, ekspert sigurie nga Kosova ka folur sot përmes një lidhjeje Skype për Klan News sa i takon situatës së krijuar në veri të vendit.


Ibishi e thotë me bindje, bazuar dhe tek faktet e siguruara deri më tani, se sulmi i së Dielës është terësisht me ndikim nga shteti serb.

“Është vështirë të mbyllet në mënyrë hermetike kufiri. Vija kufitare është e mbuluar dhe nga KFOR, por edhe nga Policia Kufitare e Kosovës. Ndikimi i qeverisë serbe në kët rast është i plotë, në aspektin logjistik, të inteligjencës, të mbështetjes me forcat e sigurisë dhe për monitorimin e terrenit.

Ai ka theksuar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç po përdor një ‘taktikë’ të re për të ndërhyrë në territorin në veri

“Unë e thashë më herët, çdo herë kur ai krijon tensione të brendshme me iniciativën e tij duke aktivizuar Listën Serbska dhe ekstremistët në 4 komunat serbe në veri, ai thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare, lëviz forcat në drejtim të kufirit me Kosovën, pa guxim të ndërhyjë në territor. Por tani zgjedh një formë të luftës hibride duke futur brenda apo duke aktivizuar ekstremistët nga brenda, duke i pajisur e mbështetur me qëllim krijimin e një situate të re, një lloj kryengritje të përgjithshme me qëllim ta pushtojë pjesën e territorit nga brenda, jo me goditje nga jashtë. Ne realisht kemi përveç forcave të policisë së Kosovës që kanë dhe inteligjencën, por edhe prezencën e KFOR-it. Mundësia e vetme mbetet kjo ndërhyrje!”/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article