Ekspozitë në Tiranë për Paolo Rossi

7 months ago 21
Reklamë
18:05 27/01/2024

FSHF sjell në kryeqytet eventin mbi jetën dhe karrierën e ikonës italiane të futbollit

Më 1 Shkurt, me iniciativën dhe mbështetjen e Federatës Shqiptare të Futbollit do të inaugurohet ekspozita mbi jetën dhe karrierën e ikonës italiane të futbollit, Paolo Rossi.

Pas suksesit të madh në ekspozitat në Romë, Milano, Firence, Torino, Trento, Rimini, Bolonja, Beograd, Venecia dhe Zyrih, në Tiranë ekspozita e quajtur “Paolo Rossi, një djalë i artë dhe legjendat e futbollit”.

Eventi do të vijë në kryeqytet falë bashkëpunimit të FSHF, qeverisë, Fondacionit “Paolo Rossi” dhe Ambasadës Italiane në Shqipëri.

Ekspozita do të jetë e hapur falas për publikun në Muzeun Kombëtar nga deri më 24 shkurt në Tiranë.

Në ceremoninë e inaugurimit, do të jenë të pranishëm Kryeministri Edi Rama, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Ambasadori Italian në Shqipëri, Fabrizio Buçi, Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, bashkëshortja e Paolo Rossit, Federica Cappelletti, dhe emra të njohur të futbollit italian e shqiptar.

Ekspozita do të paraqesë nëpërmjet telajove, paneleve, stampave, banerave, flamujve, monitorëve, dokumenteve dhe fotove një rrugëtim nga debutimi e deri në përmbylljet e karrierës së legjendës italiane me mbi 500 relike unike përfshirë këtu dhe trofetë më të rëndësishëm.


Të ngjashme

Read Entire Article