Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar lidhur me ekstradimin drejt Shqipërisë të të shumëkërkuarit dhe shtetasit me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, Laert Haxhiu.
Balla përmes një statusi shprehet se po punohet çdo ditë për lokalizimin dhe gjetjen e personave të cilët janë të përfshirë në krime.
Ndërkohë që falenderon edhe autoritetet greke për bashkëpunimin.
Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
”GODITJA E PANDËSHKUESHMËRISË. Po punojmë çdo ditë me ministritë dhe agjencitë e vendeve partnere, Interpol dhe Europol, për gjetjen e personave të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale, të fshehur prej kohësh nga përballja me drejtësinë apo vuajtja e dënimit. Një falenderim për autoritetet homologe greke dhe Policisë së Shtetit, Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, për vendosjen para drejtësisë së një personi shumë të kërkuar”, shkruan Balla.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb