Ekstradimi nga Kolumbia i Admir Tutaj/ Policia jep detaje nga operacioni

1 month ago 22

Interpol Tirana

Mesditën e sotme, Interpol Tirana, në kuadër të operacionit policor të koduar “Para drejtësisë”, ka ekstraduar nga Kolumbia, shtetasin shqiptar A. T., 25 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, me vendimin e datës 30.07.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale  “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Në muajin prill 2023, Policia e Shtetit organizoi një operacion në Pikën e Kalimit Kufitar në Portin e Durrësit. Në një automjet furgon tip “Benz”, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një arsenal armësh që ishte fshehur në një tavolinë druri.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi A. T., në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, kishin siguruar arsenalin e armëve dhe kishin organizuan trafikimin e tyre në Mbretërinë e Bashkuar.

Si rezultat i bashkëpunimit midis Interpol Bogota/Kolumbi dhe Interpol Tirana u bë i mundur arrestimi i tij në Kolumbi dhe ekstradimi në Shqipëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article