“Bleu tokë në Farkë pa deklaruar burimin e të ardhurave”, PD: Ulsi Manja të japë dorëheqjen menjëherë dhe SPAK të hetojë pasurinë e tij

2 hours ago 18

Partia Demokratike ka vijuar sot denoncimin ndaj ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja. Zëdhënësja e antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli tha sot se ish ndihmës-gjyqtari, ish-prokurori dhe avokati, deputeti socialist njëherazi anëtari i komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, aktualisht Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në formularin e deklarimit të pasurisë dorëzuar në 31 Mars 2024 ka shënuar blerjen e një pasurie të paluajtshme tokë me sipërfaqe 1000 m2, me një vlerë të pacaktuar dhe pa deklaruar kohën e blerjes e as burimin e krijimit të të ardhurave.

“Ndërkohë mediat shkruajnë, se pasi investoi 3 milionë lekë për blerjen e një sipërfaqeje toke buzë liqenit të Farkës, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja synon që ta transformojë atë në një pasuri me vlerë qindra-mijëra euro brenda një kompleksi vilash me pishina dhe mure rrethuese buzë liqenit të Farkës nën dyshimet për anashkalimin e çmimeve të tregut dhe konfliktin e interesit.

Manja e bleu tokën në vitin 2021 nga zyrtari i Erjon Veliajt, Arben Maloku i ndërtimeve pa leje dhe 5D-së, i cili mbante në atë kohë detyrën e administratorit të njësisë vendore të Zall Herrit, pjesë e Bashkisë së Tiranës.

Tre vjet pas blerjes së tokës të cilën e ka deklaruar në ILDKPI vetëm në 2024 dhe jo në kohën reale të blerjes, sipas po të njëjtit burim, Manja dhe bashkëshortja e tij aplikuan për leje ndërtimi në Bashkinë e Tiranës për projektin e një kompleksi vilash, së bashku me pronarë të tjerë të tokave fqinje në Farkë.”, tha Vangjeli.

Sipas saj, detajet e marrëveshjes mes pronarëve të tokës janë të panjohura dhe nuk rezultojnë të jenë deklaruar nga ministri Manja në ILDKPKI në vitin 2023.

Whatsapp Image 2024 11 16 At 10.16.23Whatsapp Image 2024 11 16 At 10.16.23

“Sipas të njëjtit burim, Bashkia e Tiranës ka konfirmuar aplikimin për leje ndërtimi kryer më 26 prill, kërkesa është protokolluar në bashki më 10 qershor të këtij viti, dhe ndodhet aktualisht në fazën e shqyrtimit administrativ.
Partia Demokratike ka denoncuar më parë Ulsi Manjën (Ulsi Manja blen 1 mijë metra tokë në Farkë”/ Çlirim Gjata denoncon aferën e ministrit) për këtë blerje toke poshtë çmimit të referencës, duke shmangur taksat … Por ILDKPI a ka kryer një hetim administrativ për pasurinë e ministrit Ulsi Manja ?!
Imagjinoni çfarë duhet të presin shqiptarët nga ky Ministër që drejton drejtorinë e përgjithshme antikorrupsion që shtrihet në 47 institucione”, deklaroi ajo.

Vangjeli theksoi se Partia Demokratike kërkon me urgjencë dorëheqjen e Ulsi Manjës nga detyra e ministrit dhe apelon Spakun të nisë hetimet e menjëhershme për pasurinë e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article