Ekzekutimi i Gentjan Bejtjas, reagon Bardhi: Lidhja e politikës me krimin e organizuar, nuk i lë policët të jenë garantë të jetës së qytetarëve

6 months ago 10
Reklamë

Deputeti Gazment Bardhi ka reaguar për vrasjen e Gentjan Bejtjas pasditen e sotme në Fushë-Krujë.

Nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se atentatet mafioze të përsëritura janë një rrezik i vazhdueshëm për qytetarët. Sipas tij, lidhja e politikës me krimin e organizuar po ua pamundëson profesionistëve të policisë që të jenë garant për jetën e qytetarëve.

“Rendi dhe siguria publike ka marrë përmasa dramatike gjatë muajve të fundit. Atentatet mafioze që përsëriten çdo ditë janë një rrezik permanent për jetën e qytetarëve.

Është e papranueshme që profesionalizmi në strukturat e sigurisë të zëvendësohet me propagandën bajate të Ministrit të Brendshëm. Lidhja e politikës me krimin e organizuar po i pamundëson profesionistëve në Polici të jenë garant të jetës së qytetarëve. Anarkia, krimi dhe vrasjet nuk mund të jenë përditshëmëria e qytetarëve në vitin 2024”– shkruan Bardhi.

Top Channel

Read Entire Article