Ekzekutohet shqiptari në Greqi, 56-vjeçari nga Berati me precedentë të mëparshëm kriminal

10 months ago 30

Një shtetas shqiptar është ekzekutuar mbrëmjen e së enjtes nga persona ende të pa njohur, në rrugën Atlantos 44 në lagjen Palio Faliro.

Policia njoftoi se viktima është skeduar me dy emra. Thimi Deoboniku ose Prifti i Roladit Aleksandrës, i datëlindjes 18.1.1967 nga Berati u qëllua në kokë me dy plumba të kalibrit 9mm.

Ai u dërgua në spitalin Evangjelizmos të Athinës ku mjekët nuk mundën ta mbanin në jetë.

Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e autorit i cili ishte i maskuar dhe u largua me një motoçikletë.

Burime policore thanë se viktima kishte precedentë të mëparshëm kriminale që kishin të bënin me trafikun e drogës, madje i ka qenë edhe i dënuar për këtë vepër penale.

Top Channel

Read Entire Article