Elefanti u zemërua, njerëzit ia mbathën në panik: Shikoni sa afër ishte të shkelte një person

8 months ago 13

Elefantët, ashtu si njerëzit, kanë karaktere të ndryshme, ndaj mund të jenë socialë, por edhe “ujqër të vetmuar”.

Në shumicën e rasteve ata nuk janë agresivë, por ata do të sulmojnë nëse kërcënohen ose nëse i shqetësoni gjatë kohës së çiftëzimit.

Nuk e dimë se çfarë i ka paraprirë xhirimeve dramatike në rrugë, por e dimë se meshkujt në video do ta mbajnë mend këtë ngjarje përgjithmonë.

Në fillim, ne shohim njerëz që ikin në panik nga një elefant i tërbuar, dhe njëri prej tyre pengohet dhe bie në tokë.

Elefanti iu vërsul “rivalit” dhe u përpoq ta shtypte, por njeriu i frikësuar kapi pemët dhe i shpëtoi kokën.

Epilogu i rrëfimit mbetet i panjohur, teksa videoja mbyllet dhe shpresojmë që monstruoziteti të jetë kthyer prej nga ka ardhur dhe të ketë lënë njerëzit të qetë. /Telegrafi/

Read Entire Article