Eliminatoret e Conference League/ Fitore për Partizanin, Strugën dhe Ballkanin

1 year ago 28
Reklamë
23:41 10/08/2023

Partizani fitoi me përmbysje 2-1 sfidën e parë me Valmiera të enjten në Riga në përballjen e vlefshme për turin e tretë të Conference League. Të kuqtë pasi pësuan gol në pjesën e parë e kthyen rezultatin në të dytën me Tedi Carën dhe Arinaldo Rrapajn. Një rezultat që favorizon Kampionin e Shqipërisë në takimin e dytë në shtëpi që shpresojnë të kalojnë edhe këtë raund.

Edhe Struga mundi me rezultatin 3-1 Sëift Hesper të Luksemburgut në takimin e luajtur në Shkup. Protagonist absolut në takimin e luajtur në Shkup ishte sulmuesi Besart Ibraimi autor i të 3 golave për ekipin e Shpëtim Duros që janë një shtysë më shumë për fazën play off të aktivitetit Europian.

Fitore 2-0 për Ballkanin e Ilir Dajës ndaj Lincoln Red të Gjibraltarit në Prishtinë. Meriton Korenica dhe Lorenc Trashi ishin autorët e golave në pjesën e dytë. Ekipi Kampion i Kosovës po kërkon kualifikimin për të dytin sezon radhazi në grupet e Conference League. Ndeshjet e kthimit do të luhet të enjten e ardhshme.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article