“Elisa pusho”, Tabaku e revoltuar: Të miratojmë rezolutë të përbashkët për Kosovën

1 year ago 40
12:04 05/10/2023

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kërkon që Parlamenti të miratojë sa më parë një rezolutë të përbashkët të grupeve parlamentare në lidhje me sulmin në veri të Kosovës.

Gjatë fjalës së saj, Tabaku, është ndërprerë nga ministrja Spiropali, të cilës i ka kërkuar që të mos flasë, por ta dëgjojë.

Jorida Tabaku: Në Konferencën e Kryetarëve, grupi parlamentar i PD-së kërkoi me insistim që njëherë e më parë të bëhej debati. Pikërisht, këto fjalë që po përdoren këtu. T’i bashkohemi qëndrimit të Kosovës. Kjo lufta me rezoluta.

(Ndërhyn Elisa Spiropali)

Jorida Tabaku: Elisa se përdore fjalët që thashë unë dje. Më dëgjo, më dëgjo! Pusho! Kjo lufta me rezolutat e imja është më e mirë se e jotja, nuk i shkon këtij Parlamenti. Do të ishte në dinjitetin e këtij parlamenti që një rezolutë të përbashkët ta miratonim njëherë e më parë. T’i lëmë debatet se cila rezolutë është më e mira. Ne sot nuk na takonte ky sherr këtu./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article